Nata e tretë e protestave anti-raciste në Kenosha


Nata e tretë e protestave anti-raciste në Kenosha

14:31 26/08/2020

1 i vrarë dhe 2 të plagosur, 11 protestues në pranga

Qyteza e Kenoshës ishte në flakë për të tretën natë radhazi nga protestat e dhunshme anti-raciste pas plagosjes rëndë të një afro-amerikani të paarmatosur nga policia.

Policia qëlloi për vdekje 2 persona dhe plagosi rëndë 2 të tjerë gjatë përplasjeve me manifestuesit, të cilët u vunë flakën dhjetëra automjeteve. Në pranga ranë 11 persona, ndërsa ndërhyrja e njësive speciale të gardës kombëtare, nuk i ka frenuar dot protestat. Guvernatori i shtetit federal të Wisconsin-it shpalli gjendjen e emergjencës në Kenosha.

Jacob Blake, 29-vjeçari që u plagos nga policia të dielën, në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes së tij, ndodhet aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën. Të afërmit e tij thonë se ai mund të mbetet i paralizuar pasi plumbat e policisë i kanë dëmtuar shtyllën kurrizore.

Për trazirat në Wisconsin foli në ditën e dytë të konventës republikane edhe zonja e parë Melani Tramp, e cila tha se bëri thirrje për bashkim racial dhe dhënien fund të dhunës dhe plaçkitjeve.

Tv Klan






Të ngjashme