Natën e ndërrimit të vitit energjia nuk do të mungojë (25 Dhjetor 2000)
Natën e Vitit të Ri, energjia elektrike nuk do të mungojë në asnjë familje shqiptare. Masat që KESH ka marrë, janë parë që me fillimin e festave. Furnizimi i mirë me energji ka nisur me Krishtlindjet ku ndërprerja është më e pakët dhe sipas drejtorit të KESH kjo do të vazhdojë për Bajramin dhe Vitin e Ri.
Nga drejtuesit e KESH është vënë në punë teci i Fierit i cili prodhon 1,3 milion kilovat orë. Sipas drejtorit Prifti, edhe sikur Fierza të mbetet me 1 metër kub ujë, ajo do t’u lëshohet për konsum qytetarëve natën e Vitit të Ri.
Për të normalizuar gjendjen, brenda këtyre ditëve do të vijnë transformatorë nga Italia që do të zëvendësojnë në të gjithë Shqipërinë transformatorët e djegur. Pra, për Vitin e Ri importi nuk do të ndryshojë, por sektori prodhues do të shfrytëzojë rezervën për të mos munguar energjia./tvklan.al