NATO bombardime në Serbi (01 Qershor 1999)


NATO bombardime në Serbi (01 Qershor 1999)

11:36 01/06/1999

Nata e 70 e sulmeve intensive të NATO-s kundër objektivave strategjike ushtarake serbe ka patur rezultate optimale duke përfituar dhe nga moti i mirë. Është goditur tre herë mbi Beograd.Përsëri një nga objektivat kryesore të sulemve ka qënë sistemi energjitik i Serbisë dhe goditja e tij ka bërë që mbrëmë e gjithë Serbia të mbetet pa energji elektrike.

Janë goditur transformatorët e tensionit të lartë si dhe disa impiante. Bombardime ka patur në rrethinën industriale të Beogradit ku janë goditur një kazërnë dhe një linjë hekurudhore. Të ashpra kanë qënë bombardimet dhe në Kosovë ku janë lëshuar mbi 50 raketa. Në sulmet e 24 orëve të fundit nga baza e Avianos në Itali janë ngritur mbi 160 avionë luftarakë të armatosur.

Pjesa më e madhe e tyre janë ngritur gjatë natës ndërsa gjatë mëngjesit janë ngritur 10 aeroplane të tjerë. Gjatë pasdites së djeshme janë ngritur dhe 15 aeroplanë gjuajtës bombardues. Në misionet e fundit tp NATO-s kanë marrë pjesë të gjithë tipet e aviomëve që ndodhen në Haviana./tvklan.al






Të ngjashme