NATO fillon stërvitjen ushtarake në Bizë (17 Gusht 1998)


NATO fillon stërvitjen ushtarake në Bizë (17 Gusht 1998)

08:55 17/08/1998

“Bashkëpunim 1998”. Ky është emri ne kodet manover të NATOs që filluan sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Në këtë stërvitje marrin pjesë ushtarë nga Britania, SHBA, Turqia, Rusia, Italia, Shqipëria etj. Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga thotë se kjo pjesëmarrje e gjërë e NATOs në Tiranë dëshmon më së miri rolin politiko ushtarak të saj.

Komandanti i kësaj stërvitje admirali Lopez theksoi se qëllimi i kësaj stërvitje të NATOs është ruajtja e stabilitetit dhe paqes në rajon dhe që Kosova të mos shndërrohet në një Bosnje të dytë. Zona e Bizës ku vazhdon stërvitja ushtarake është inspektuar nga agjentë të SHIKut dhe të shërbimeve sekrete të NATOs dhe SHBA-së. Në ceremoninë e fillimit të manovrave merrnin pjesë Presidenti Rexhep Mejdani dhe kryeministri Fatos Nano./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo






Të ngjashme