NATO forcon mbrojtjen në Lindje

U.S. President Barack Obama (L) shakes hands with Afghanistan's President Ashraf Ghani next to NATO Secretary General Jens Stoltenberg (R) and Afghanistan's Chief Executive Abdullah Abdullah at the NATO Summit in Warsaw, Poland July 9, 2016. REUTERS/Kacper Pempel

NATO forcon mbrojtjen në Lindje

15:15 09/07/2016

4 batalione të NATO -s do të vendosen në vendet e Balltikut dhe në Poloni, duke nisur nga viti i ardhshëm. Ky ishte vendimi i Aleancës në ditën e parë të Samitit të Varshavës. Forca shumëkombëshe do të jetë e përbërë nga 4 mijë trupa, 1 mijë prej të cilave do të dërgohen vetëm nga Shtetet e Bashkuara në Poloni.

Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, sqaroi se kjo lëvizje nuk kërcënon askënd dhe se Aleanca Ushtarake nuk kërkon një tjetër Luftë të Ftohtë.

Jens Stoltenberg – Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s: 

“Nuk kërkojmë përballje me Rusinë. Ne duam dialog konstruktiv me Moskën, pasi është fqinji ynë më i madh dhe luan një rol të rëndësishëm për sigurinë në Europë dhe jashtë saj”.

Samiti i 28 vendeve anëtare ishte i një rëndësie të veçantë, pasi është i pari që prej largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Vendet e Balltikut dhe Polonia i frikësohen destabilizimit të vendeve të tyre nga ana e Rusisë, por Stoltenberg theksoi se qëllimi kryesor i Samitit është të sigurojë vendet e rajonit se NATO është e gatshme t’i mbrojë. Rritja e pranisë ushtarake në rajon si pasojë e kërcënimit rus është cilësuar si absurditet nga Kremlini.

Tv Klan






Të ngjashme