NATO merr në ruajtje Aeroportin e Rinasit (20 Prill 1999)


NATO merr në ruajtje Aeroportin e Rinasit (20 Prill 1999)

10:44 20/04/1999

Aeroporti i Rinasit është marrë nën ruajtjen dhe administrimin e forcave të NATO-s që operojnë në Shqipëri. Ato ushtrojnë një kontroll të rreptë në të gjithë ambjentet e aeroportit si në pjesën ushtarake dhe në atë civile. Por ky kalim nuk ka përjashtuar nga detyrat e veta as Komisariatin e Policisë së Rinasit.

Kushtet e reja të krijuara si rezultat i fluksit të pandërprerë të ndihamve që komuniteti ndërkombëtar ka akorduar për të ardhurit nga Kosova, rritjet së përgjegjësisë dhe angazhimeve reciproke të shtetit tonë për një admnistrim dhe ruajtje të tyre.

Forcat e këtij Komisariati kanë rritur bashkëveprimin jo vetëm me forcat e NATO-s por edhe me të gjitha organizatat dhe organizmat që merren me pritjen dhe shpërndarjen e ndihmave. Fryt i kësaj ishte dhe arrestimi i dy shtetasve nga Kruja që kamionët me ndihma drejtuar për në qytetet Veriore po i shkarkonin në oborret e shtëpive të tyre./tvklan.al

Gazetar: Aldon Lipe






Të ngjashme