NATO, ndërhyn në Prishtinë (12 Qershor 1999)


NATO, ndërhyn në Prishtinë (12 Qershor 1999)

12:57 12/06/1999

Në mëngjes trupat e NATO-s kanë kaluar kufirin nga toka dhe ajri. E para është futur nga Bllaca, pararoja britanike e shoqëruar nga helikopterët. Në Bllacë kanë kaluar kufirin dhe 1200 trupa të legjionit francez. Lëvizja e trupave drejt Prishtinës po bëhet ngadalë dhe me kujdes duke kontrolluar çdo urë nga minat. Janë regjistruar lëvizjet e tërheqjes së forcave serbe drejt kufijve veriorë të Kosovës.

Pranë Kaçanikut ushtarët e NATO-s kanë çarmatosur një njësi ushtarësh serbë. Vlerësimet e para nga zyrtarët e Aleancës janë pozitive. Lëvizja e trupave të KFOR-it nëpër Kosovë po zhvillohet sipas planit thanë zyrtarët e NATO-s. Kryekomandanti i KFOR-it gjenerali britanik Majk Xhekson pritet që në mbrëmje të mbërrijë në Prishtinë ku do të instalojë shtabin e tij. Operacioni i dislokimit të trupave është ndërmarrja më e madhe ushtarake e kësaj natyre në Evropë që nga Lufta II Botërore. Kalimi i trupave të KFOR nëpër grykën e Kaçanikut është pritur me lule nga qytetarët./tvklan.al






Të ngjashme