NATO në Kosovë, manovra për ndërhyrje (07 tetor 1998)


NATO në Kosovë, manovra për ndërhyrje (07 tetor 1998)

12:20 07/10/1998

Në Kosovë,  NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë filluar manovrat për ndërhyrjen ushtarake ku sipas diplomatëve ushtarakë ështe çështje ditësh. Presidenti Amerikan Bill Klinton deklaroi se Nato është përgatitur të hyjë në Kosovë sepse Millosheviç nuk po respekton rezolutën e OKB-se dhe se nuk po ndalon dhunën në Kosovë.  Takimi i mbrëmshëm i imediatorit amerikan Hollbruk dhe presidentit jugosllav Millosheviç nuk pati sukses. Në Kosovë shihen mjaft trupa ushtarake dhe milicie. E ndërsa keshillli i sigurimit te OKB-së është gati të votojë për ndërhyrjen e trupave në Kosovë, pengesë duket se është Rusia dhe Kina.

Pamje avion të NATO-s manovrat, Bill Klinton, takimi Milloshevic-Hollbruk, pamje Këshilli i Sigurisë, Ministri i Mbrojtjes Ruse Igor Sergej, Eliot Engell me dokumenta nga genocidi i Kosovës, refugjatë kosovarë, ushtria Serbe, shtepi te djegura./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme