NATO në Rinas – (14 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Nga sot Aeroporti civil i Rinasit është vendosur nën administrimin e trupave të Natos. Dhe në kullën e kontrollit personeli shqiptar që drejton uljen dhe ngritjen e avionëve është dubluar me specialist ushtarak gjatë 24 orëve të ditës. Një nga kërkesat e drejtuesve të trupave ushtarak ishte dhe kufizimi i hyrjes së gazetarëve dhe të grupeve të ndryshme të xhirimit.
Edhe doganierëve të doganës së Rinasit të cilët deri dje mund të hynin në territorin ushtarak, një gjë e tillë sot nuk u është lejuar. Kudo janë ngritur poste kontrolli si nga policia ushtarake shqiptare ashtu edhe nga trupat amerikane.
Vetëm punonjësit e UNHCR-së e OSBE-së mund të lëvizin me mjetet e tyre por vetëm në ato vende ku janë grumbulluar dhe bërë gati ndihmat për tu dërguar pranë të ardhurve./tvklan.al