NATO në Shqipëri, sjell trupat ushtarakë (11 Prill 1999)


NATO në Shqipëri, sjell trupat ushtarakë (11 Prill 1999)

13:21 11/04/1999

NATO vendos dërgimin përfundimtar të trupave të saj në Shqipëri. Sot në mëngjes Këshilli i Përhershëm i NATO-s ka miratuar operacionin për dërgimin e mëse tetë mijë ushtarëve të Aleancës së Atlantikut Perëndimor. Ky operacion është quajtur Streha Aleate dhe konsiston në një mision humanitar për strehimin dhe mbrojtjen e të gjithë të ardhurve nga Kosova në Shqipëri.

Ky aksion është i pari i këtij lloji në historinë 50 vjeçare të NATO-s. Sipas statistikave të fundit besohet se numri i të ardhurve nga kosova në Shqipëri është me mbi 320 mijë vetë. Qeveria Shqiptare prej kohësh ka kërkuar asistencë misioneve humanitare të organizatave të ndryshme.

Kërkesës së Qeverisë Shqiptare për asistencë të misioneve humanitare ju përgjigj menjëherë Aleanca e Atlantikut të cilët disa ditë më parë propozuan dërgimin e një trupe ushtarake në Shqipëri për të ndihmuar të gjithë të ardhurit. NATO parashikon që të dërgojë një shtab të përgjithshëm në Tiranë për të drejtuar forcën e saj humanitare. Shumë vende aleate të Aleancës kanë njoftuar kontributin e tyre në forca.

Kështu Italia do të dërgojë 2000 ushtarakë, Franca dhe Hollanda nga 800 ushtarakë, Danimarka 100 ushtarë. Gjermania 150. Shtetet e tjera si Kanda, Slloveni dhe Spanjë, ende janë duke shqyrtuar numrin e ushtarakëve që do të dërgojnë në Shqipëri./tvklan.al

Gazetar : Altin Hazizaj






Të ngjashme