NATO nis shtrimin e rrugëve në Shkodër (9 Maj 2001)
Ka 15 ditë që ka filluar puna për shtrimin e 3 kilometra rrugë në vendin e quajtur Ura e Milotit në Shkodër. Rruga po shtrohet në bazë të një projekti nga NATO ku marrin pjesë amerikanë, rumunë, bullgarë, grekë dhe nga vendi ynë. Janë 400 ushtarë të cilët punojnë çdo ditë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 17:00 të pasdites. Rruga parashikohet të përfundojë në muajin korrik./tvklan.al