NATO ofron ndihmë për Shqipërinë
Qendra e Emergjencave të NATO-s dhe Qendra e Emergjencave Europiane i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së bërë nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave për të ndihmuar vendin tonë për të perballuar situatën e emergjencës së krijuar në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës.
Deri tani janë ofruar ndihma nga Italia, e cila ka vendosur ne dispozicion një helikopter tip ACH 47 me kapacitet transporti 37 trupa,12 autobote, pompa, varka, tenda, gjeneratorë, ushqime, medikamente dhe veshje. Sllovenia ka ofruar 13 gjeneratorë, ndërsa Austria 8 gjeneratorë.
Greqia ka vendosur në dispozicion 2 ekipe zjarrfikësish me një personel prej 29 personash, 4 makina sëbashku me pajisjet, 2 varka me motor, 7 pompa të fuqishme.
Franca ka ofruar 12 pompa dhe 8 gjeneratorë, si dhe Moldavia që ka dhuruar ndihma në ushqime dhe medikamente mjekësore.
Sot do të mbërrijnë nga Italia me dy helikopterët ndihma në medikamente mjekësore. Gjithashtu po sot mbërrijnë në Pikën e kalimit të Kufirit në Kakavijë ekipet greke.
Ato do të shoqërohen gjatë gjithë rrugës për në Shkodër nga një ekip zjarrfikësish të stacionit të PMNZSH-së të Gjirokastrës dhe nga një patrullë e policisë rrugore.
Vazhdojnë kontaktet me vendet e tjera për sigurimin kryesisht të ndihmave në pajisje.
Tv Klan