NATO rikonfirmon punimet në infrastrukturën shqiptare (21 Qershor 2000)
NATO ka rikonfirmuar sot punimet në infrastrukturën shqiptare. Në Aeroportin e Rinasit, gjenerali italian Kazaroto, i ka dorëzuar zyrtarisht autoriteteve shqiptare listën e rikonstruktuar të aeroportit dhe fondet e dhëna nga Aleanca Euroatlantike.
Në këto katër muaj NATO ka shpenzuar gjithsej 650 mijë dollarë në punimet e infrastrukturës. Aleanca Veriatlantike ka marrë përsipër vazhdimin e punimeve në rrugën Durrës-Morinë, urën e Milotit dhe Portin e Durrësit./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame