NATO, rikthim të trupave serbe në zonën e çmilitarizuar pranë Maqedonisë (8 Mars 2001)


NATO, rikthim të trupave serbe në zonën e çmilitarizuar pranë Maqedonisë (8 Mars 2001)

11:36 08/03/2001

Për herë të parë, qëkur u krijua dy vjet më parë, NATO ka vendosur që të lejojë policinë dhe ushtrinë serbe të hyjë në zonën e sigurisë që këtë fundjavë. Forcat serbe do të hyjnë në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës si dhe do të kenë një sektor të vogël afër kufirit me Maqedoninë. Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s ky është hapi i parë drejt ngushtimit gradual dhe të kushtëzuar të zonës së çmilitarizuar.

Vendimi u mor në vijim të lajmeve mbi përleshjet mes forcave serbe dhe UÇK-së për çlirimin e Preshevës. Beogradi e vlerësoi aksesin e dhënë nga NATO për të hyrë në zonën e çmilitarizuar në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë./tvklan.al






Të ngjashme