NATO stërvit shqiptarët (25 Shkurt 1999)
NATO do të angazhohet në ristrukturimin dhe rindërtimin gradual të Forcave të Armatosura Shqiptare. Numri një i Aleancës Ushtarake të Atlantikut të Veriut në Tiranë, Paulo Torreguti, i ka dorëzuar Ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga programin e ri të partneritetit për paqe Shqipëri-NATO.
Stërvitja, arsimimi dhe drejtimet e operacioneve në fushën humanitare për Ushtrinë Shqiptare janë prioritetet e këtij programi. NATO synon të ndikojë në përmirësimin e stabilitetit të brendshëm dhe të sigurimit të kufinjve të Shiqipërisë. Ministri Hajdaraga theksoi se objektivi strategjik i Shqipërisë është anëtarësimi i plotë në NATO dhe përshtatja me të në struktura. /tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame