NATO, tërheqja e forcave serbe – (10 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Forcat serbe kanë filluar tërheqjen nga pjesa veriore e Kosovës. Pak pas mesditës në Merdar afër Podujevës Ka kaluar kufirin kolona e parë e automjeteve dhe autoblindave të forcave serbe. Këshilli i Ministrave të Natos pasi është siguruar për fillimin e tërheqjes ndërpreu fusatën e bombardimeve duke lënë të hapur mundësinë e veprimit të sërishëm nëse do të bëhet shmangie nga marrëveshja.
Sekretari i Përgjithshëm i Natos Havier Solana në selinë e aleancës u tha gazetarëve se vendimi është marrë pas konsultimeve me ambasadorët e Natos dhe informacioneve të sakta nga gjenerali Klark. Solana deklaroi se trupat e para të paqeruajtëse mund të hujnë në Kosovë që nesër, nëse do të miratohet sonte rezoluta e Këshillit të Sigurimit.
Në selinë e OKB-së tashmë ka filuar procedura. Votimit do ti paraprijë një konsultë jo formale. Pritet që rezoluta të miratohet me gjithë disa vërejtje të Kinës, në mandatin për përdorimin e forcës nga KFOR.
Presidenti amerikan Bill Klinton ka përshëndetur veprimin e Natos për ndërprerjen e bombardimeve. Ai kostatoi unitetin e palëkundur të aleancës dhe falenderoi kolegët për bashkëpunimin. Marrveshja e nënshkruar mbrëm në Kumanovë jep afat 11 ditë për tërheqjen e të gjithë forcave serbe duke filluar që sot.
Nënshkrimi i marrëveshjes në Serbi është pritur me brohoritje e fishekzjarre. Beogradi zyrtar edhe këtë akt e quajti triumpf moral të kursit politik të Millosheviçit dhe fund të agresionit të Jugosllavisë. Por opozita që duket të jetë gjithnjë dhe më e zëshme tha pa hezitim se ky është kapitullim duke bërë thirrje për divorc sa më të shpejt nga politika e deritanishme.
Nato ka përshpejtuar grupimin e trupave në Maqedoni për ndërhyrje sa më të shpejtë në Kosovë. Komandanti i KFOR-it Majk Xhekson është gati që brenda 24 orëve të instalohet me njësitë dhe shtabin e komandos në Prishtinë./tvklan.al