NATO vazhdon stërvitjen ushtarake në Bizë (18 Gusht 1998)
Manovrat Ndërkombëtare vazhdojnë stërvitjen e tyre me avionët ushtarak me të njëjtën vendosmëri duke vënë në pah elemente politike përsa i përket situatës së krijuar në veri të Shqipërisë. Sot kanë marrë pjesë në manovrat ushtarake një numër i konsiderueshëm avionësh, trupa gjuajtës, bombardues dhe zbulues.
Ndërkohë trupat ndërkombëtare xheniere kanë preferuar të bëjnë një jetë tjetër ndryshe nga ata të trupave kolege. Ata kanë preferuar të riparojnë një shkollë të harruar sesa ti hyjnë një beteje të vështirë me mikun imagjinar. Në këtë stërvitje marrin pjesë 1800 trupa ushtarakë nga 14 vende të NATOs. Kjo stërvitje ushtarake synon parandalimin e konflikteve në Ballkan./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame