NATO “vjen” në Tiranë, ja rrugët që do bllokohen për 5 ditë


NATO “vjen” në Tiranë, ja rrugët që do bllokohen për 5 ditë

16:30 25/05/2016

Për pesë ditë kryeqyteti do të jetë nën masa të forta sigurie, pasi në Tiranë zhvillohet sesioni i pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Por kjo ngjarje do të sjellë edhe bllokimin e disa rrugëve. Kështu duke filluar nga ora 06:00 e datës 27 maj deri më datën 31 maj nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve pasi do të bllokohen rrugët:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri” deri tek Sheshi “Nënë Tereza”

– Rruga Ibrahim Rugova, nga kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri” deri tek Sheshi “Fryderyk Franciszek Chopin”

– Rruga Lekë Dukagjini, nga Sheshi “Fryderyk Franciszek Chopin” deri tek Sheshi “Italia”

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në kryqëzim me Rrugën “Papa Gjon Pali II” – Sheshi “Italia”, Rruga përball Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”

– Parkingu i Bashkisë Tiranë i vendosur në Sheshin “Nënë Tereza” nuk do të funksionoi gjatë ditëve të këtij Sesioni.

Policia e kryeqytetit iu bën thirrje edhe kalimtarëve që nuk do t’ju lejohet lëvizja rreth Pallatit të Kongreseve.

/tvklan.al






Të ngjashme