Nato, zëvendësohet Solana me Robertson – (2 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Havier Solana ikën nga kreu i Natos. Pas zëvendësimit të kryekomandantit të forcave të Natos në Europë Uesli Klark, do të jetë ministri aktual i Mbrojtjes i Britanisë Xhorxh Robertson që do të ulet në karriken e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut. Ai i ka bërë të ditur gazetës britanike “Mirror”, se detyra e re në Nato do të jetë një sfidë e madhe të cilën do ta pranonte me kënaqësi.
Pasardhësi i spanjollit Solana do të ndeshet me sfida të dyfishta për përforëcimin e aftësisë së aleatëve europian për të kryer më vete operacione të një shkalle të vogël krahas ruajtjes së angazhimit ushtarak amerikan dhe europës. Liderit e disa vendeve anëtare si presidenti amerikan Klinton, presidenti francez Shirak, kancelari gjerman Shrëder, etj drejtues shtetesh kanë reaguar pozitivisht ndaj propozimit për caktimin e Robertsonit në krye të Aleancës./tvklan.al