Zhvillohet mbledhja e parë e KLGJ
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit zhvilloi mbledhjen e parë ku me shumicë votësh zgjodhi edhe kryetaren e tij. Naureda Llagami është zgjedhur kryetare e KLGJ, ndërsa Maksim Çoku u zgjodh nënkyetar. Në një votim të hapur, 10 nga 11 anëtarët e KLGJ, votuan për Llagamin.
Mbledhja e së enjtes vazhdoi më pas me shortimin e anëtarëve që do të kenë mandat 3 dhe 5 vjeçar. Të pranishëm në mbledhjen e parë të KLGJ-së ishin edhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka 11 anëtarë dhe do të zëvendësojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe puna e parë që pritet të bëjë është zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila ka mbetur pas Vetting-ut me vetëm 4 anëtarë.
Tv Klan