Navalny nuk lejohet të kandidojë përballë Putin
Vladimir Putin do ta ketë rrugën e shtruar drejt një mandati të katërt për president të Rusisë. Rivali i tij më i madh, lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny zyrtarisht është jashtë garës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të zhvillohen në Marsin e vitit të ardhshëm.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi njoftoi se Navalny nuk mund të kandidojë pasi është i dënuar më korrupsion.
Nga ana tjetër lideri opozitar thotë se dënimi i tij është politik dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij të bojkotojnë zgjedhjet. Në garë përballë Vladimir Putin do të jetë edhe ylli i televizionit, Ksenia Sobçak.
Tv Klan