Nazif Bezhani intervistë (09 Janar 1999)
Nafiz Bezhani, kreu i Komisionit Shtetëror flet për Verifikimin e Pastërtisë së figurave të zyrtarëve. Ai thotë se deri më tani ligji i figurave ka qënë me efektivitet i plotë.
“Gjatë vitit të kaluar janë hequr një numër i konsideruar. Duhet pasur parasysh se në organet e larta nuk ka depërtuar asnjë person me ngarkesa të së kaluarës. Një numër i madh është hequr sidomos nga organet e rendit dhe nga të SHIK-ut. Është e rëndësishme të thuhet se në organet e SHIK-ut kishin depërtuar ish-funksionarë të lartë të sigurimit të shtetit, në poste drejtuese të kohës së mëparshme, kryetarë dege, drejtora dhe nëndrejtora të sigurimit dhe të gjithë këta ishin me poste drejtuese në SHIK-un e sotëm. Komisioni duke patur dhe ndihmën e pakursyer të Drejtorisë së Kryesisë së SHIK-ut. Kryetari Klosi, hoqi, pastroi të gjithë këta elementë. Natyrisht këtu duhet kuptuar se Komisioni nuk ka bërë atë “gjuetinë e shtrigave” që thuhet, por ka zbatuar ligjin me korrektesi dhe me drejtesi. Nga 86 persona që janë hequr nga ana jonë, duhet patur në konsideratë se vetëm në një rast është bërë bujë problemi, dhe kjo nuk ka qënë faji ynë, ka qënë vetëm rasti i Rustem Gjatës, i cili nuk pranoi dhe u bë problem edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, por të gjithë të tjerët duke qënë para provave kanë pranuar dhe janë larguar, të zbatojnë ligjin, dhe janë larguar nga funksioni që mbanin.”-tha ai/tvklan.al