Nazif Bezhani konferencë – (14 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kryezbuluesi i spiunëve Nazif Bezhani ka deklaruar para gazetarëve se i ka kërkuar kryeprokurorit Rakipi të hetoj mbi zhdukjen e 56 disketave nga arkivat e ish-sigurimit të shtetit. Bezhani ka propozuar krijimin e një institucioni të veçantë që do të verifikoj paurinë e pushtetarëve pasi sipas tij komisioni ekzistues ka dështuar.
Bezhani ka kërkuar që të kufizohen kompetencat e komisionit të tij përsa i përket penalizimit të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, jo për funksionin që kanë patur por për veprimet anti-ligjore që kanë kryer./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame