Nazif Bezhani konferencë shtypi – (8 Shkurt 2000)


Nazif Bezhani konferencë shtypi – (8 Shkurt 2000)

19:44 08/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kryezbuluesi i spiunëve në institucionet shtetërore Nazif Bezhani ka kundërshtuar sot krijimin e komisionit parlamentar anti-korrupsion. Ai e ka quajtur komisionin e deklarimit të pasurive të ngritur nga parlamenti anti-kushtetues. Bezhani kërkon ristrukturimin e komisionit të tij duke ftuar në të kryetarin e Gjykatës së Lartë, Kryeprokurorin dhe Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ka mbi 5 vjet që ka dalë ligji për dëklarimin e pasurive tha Bezhani, por ende s’ka rezultate konkrete. Që nga viti ’91 mungojnë dokumentat e punës së zyrtarëve për kryeministrin dhe rangje më të ulta.

Dokumentacionet sekrete në arkiva janë vjedhur dhe janë zhdukur, përfshi arkivin e SHISH. Gjatë vitit ’99 sipas Bezhanit janë penalizuar 14 persona.

Nazif Bezhani:- “Neve nuk kemi arritur ato rezultate që kemi patur, kemi patur një ulje të theksuar në vitin ’98. Nga 6 mijë të verifikuar kemi patur në vitin ’98 kemi patur dhe 86 të penalizuar. Për vitin ’99 neve kemi patur një shifër shumë të vogël 243 veta, nga të cilët 14 janë penalizuar”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme