Ndahen binjakët, 30 mjekë realizojnë me sukses operacionin për 16 orë
Kirgurgët në kryeqytetin Indian Dehli, kanë kryer me sukses një operacion të rrezikshëm mbi dy fëmijë binjake. Djemtë 2-vjeçarë kishin lindur me kokë të bashkuara dhe kirurgët arritën t’i ndanin pa komplikacione pas 16 orësh në sallën e operacionit.
Në këtë process të vështirë morën pjesë plot 30 doktorë të specializuar nga e gjithë India . Vëllezërit Jaga dhe Kalia kanë lindur me sindromën “craniopagus”, një gjendje që ndodh një herë në 3 milionë lindje.
Sipas doktorëve, kjo sëmundje është tepër e rrezikshme, pasi 50 % e të prekurve, vdesin brenda 24 orëve të para të jetës. Rasti i suksesshëm i operacionit të binjakëve është një fitore për mjekësinë indiane.
Burimi: Klan Plus