Ndahen çmimet Europian Music Award
Kanë dominuar femrat në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve Europian Music Award 2018, ku Dua Lipa u vlerësua artistja më e mirë pop. Këngëtarja shqiptare nuk ishte në listën e performuesve, por tërhoqi vëmendjen me pamjen dhe veshjen e saj në tapetin e kuq para nisjes së spektaklit.
Por ajo që ndezi skenën ka qenë artistja tjetër me origjinë shqiptare Bebe Rexha, e cila interpretoi “I’m a Mess”.
Mbretëresha e mbrëmjes ndërkohë ishte Camilla Cabello, e cila mori katër çmime nga 6 nominime, mes të cilave kënga më e mirë dhe artistja më e mirë me këngën “Havana”.
Gjithashtu protagoniste e mbrëmjes ishte Jannet Jackson, e cila mori çmimin e karrierës, ku mbajti edhe një fjalim frymëzues kushtuar femrave.
Tv Klan