Ndahen çmimet “Kult”, kush janë fituesit


Ndahen çmimet “Kult”, kush janë fituesit

14:30 15/11/2017

Mbrëmjen e së martës u zhvillua nata gala e ndarjes së Çmimeve Kult, të vetmet çmime kombëtare vjetore për fushat më përfaqësuese të artit dhe kulturës shqiptare.

Në tapetin e kuq të Çmimeve Kult prakaluan personazhe të spikatur, krijues dhe interpretues, shkrimtarë dhe përkthyes, regjisorë dhe aktorë, këngëtarë dhe muzikantë, balerinë dhe instrumentistë, artistë pamor, gazetarë dhe figura të ekranit.

Mbrëmja gala u mbajt në Sallën e Eventeve pranë Katedrales Ortodokse dhe u transmetua live në Televizionin Kombëtar Klan Plus.

Spektakli erdhi nën prezantimin e Vikena Kamenicës dhe Leonard Bombajt. 

Të dominuar ishin 60 artistë, për 10 Çmime të mëdha.

Gjatë mbrëmjes u dhanë dy Çmime Nderi, përkatësisht: Margarita Kristidhit dhe Mumtaz Dhramit.

Ndërsa fituesit, e Çmimeve Kult 2017 janë:

Përkthimi i Vitit

Saverina Pasho me “Harta dhe Territori” – Michel Houellebecq

Libri Artistik i Vitit

Artan Fuga me librin “Murgu”

Artisti Pamor i Vitit

Bashkim Ahmeti me “Ekspozitë Vetjake”

Balerini i Vitit

Ervis Nallbani – “Arrëthyesi”

Instrumentisti i Vitit

Jonian Kadesha në Violinë nga “Koncert për violinë solo”

Interpretuesi Lirik i Vitit:

Vikena Kamenica me rolin e Romeos – “I Capuleti e i Montecchi”

Kënga e Vitit

Alban Skënderaj me këngën “Unë & Ti”

Aktori i Vitit

Bujar Asqeriu – “Familja Tot”

Aktorja e Vitit

Adelina Muça – “Familja Tot”

Regjisori i Vitit

Altin Basha – “Made in Albania”

/tvklan.al






Të ngjashme