Ndahen Jamie Foxx dhe Katie Holmes
Jamie Foxx dhe Katie Holmes i kanë dhënë fund romancës së tyre 5 vjeçare. Këtë periudhë të gjatë të lidhjes së tyre ata e mbajtën sekret për publikun deri në vjeshtën e kaluar ku u fotografuan së bashku në Malibu.
E përditshmja britanike “The Mirror” thotë se aktorja nuk dëshiron ta shoh më me sy aktorin pasi ka prova se e ka tradhtuar. Një burim afër saj tha se Katie tani nuk ka më besim. 39-vjeçarja është parë në shoqërinë e Joshua Jackson, dhe kjo ka shtyrë dyshimet se i ka dhënë fund lidhjes së saj. Por zëdhënësja e saj tha se këto informacione nuk janë aspak të vërteta dhe se mes dy aktorëve ska patur asnjëherë një lidhje.
Por mediat shkruajnë se për 5 vite aktorët nuk dolën në publik për shkak të divorci të Katie me Tom Cruise.
Ajo ka rënë dakord që të mos kishte një marrëdhënie tjetër deri në momentin që vajza e tyre do të ishte në një moshë më të madhe.
Nga kjo gjë aktorja do të përfitonte një pagesë deri në 12 milionë dollarë nga ish-bashkëshorti i saj për tu kujdesur për vogëlushen dhe veten.
Klan Plus