Ndahet nga e dashura, shkon në shtëpi dhe kërcënon me jetë
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës. Në pranga ka përfunduar Olzan Merkaj, ndërsa mbi të rëndojnë dy akuza: Kanosje dhe kundërshtim i forcave të policisë.
Burime nga policia e qytetit bregdetar kanë thënë se 26-vjeçari Merkaj ka kërcënuar 25-vjeçaren M.P, se do ta vriste.
Të rinjtë kanë qenë në një lidhje dhe kohët e fundit gjërat nuk po shkonin mirë. Kështu Olzan ka shkuar tek shtëpia e 25-vjeçares dhe e ka kërcënuar.
Por i riu nuk i është bindur edhe policisë. Ai ka kundërshtuar edhe dy punonjësit e patrullë së përgjithshme, pas denoncimit të bërë nga 25-vjeçarja.
/tvklan.al