Ndahet nga jeta ish-drejtori i Galerisë së Arteve
Ish-drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Gëzim Qëndro është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Gëzim Qëndro ka drejtuar Galerinë e Arteve në periudhën 1998-2002. Ai ka qenë intelektual, studiues i artit të realizmit socialist dhe akademik i shquar.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka shprehur ngushëllimet për largimin e parakohshëm nga jeta të Gëzim Qëndros. Në një postim në Facebook, ministrja thotë se largimi i tij do të jetë i pazëvendësueshëm.
“Trishtim i madh! Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shumë para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gëzim Qëndro.
Le vepra shumë të mira mik! Por edhe na le një boshllëk të madh njerëzor e miqësor siç vetëm fisnikët munden.
Je i pazëvendësueshëm! Lamtumirë!”,
shkruan ministrja Mirela Kumbaro në rrjetet sociale. /
tvklan.al