Ndahet nga jeta ish-kreu i INUK Zyhdi Dajti
Ish-drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Zyhdi Dajti është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare si pasojë e një infarkti.
Dajti ka qenë me pushime kur pësoi atak në zemër, e që fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.
Zyhdi Dajti është emër i njohur në vend. Rreth 4 vite më parë ai ka qenë në krye të INUK, detyrë nga e cila u dorëhoq 1 vit pasi u emërua. Në vend të tij u emërua Dallëndyshe Bici. Më herët, Zyhdi Dajti ka qenë edhe drejtor i Policisë Bashkiake të Tiranës kur në krye të këtij institucioni ka qenë Edi Rama. /
tvklan.al