Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare
Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare Otto Bariç është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare pasi humbi betejën me koronavirusin.
Lajmi u bë i ditur nga mediat kroate. Otto Bariç u emërua trajneri i Shqipërisë në Gusht të vitit 2006 dhe u largua nga kjo detyrë në Nëntor të vitit 2007.
Nën drejtimin e Bariç, Shqipëria zhvilloi 15 ndeshje, duke arritur 4 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje.
Tv Klan