Ndaj Bjellorusisë luajnë “të vjetrit”


Ndaj Bjellorusisë luajnë “të vjetrit”

20:50 03/09/2020

Reja: Objektivi është që të jemi në krye të grupit

Shqipëria do të luajë ndaj Bjellorusisë me futbollistët më me përvojë. Trajneri Edy Reja e tha në konferencën 1 ditë para takimit të Ligës së Kombeve që do të luhet në Minks.

“Nuk zhvilluam dot miqësoret dhe do t’i besoj futbollistëve të zakonshëm dhe mendoj se do të ketë kohë më vonë për të provuar lojtarët e rinj”.

Mungesat më të mëdha janë në mbrojtje për shkak të lëndimeve. Forma fizike e lojtarëve që sapo kanë nisur stërvitjet është një shqetësim te kuqezinjtë, ndërsa kundërshtari ka kohë që e ka filluar me kohë kampionatin.

“Forma fizike do të jetë i vetmi problem”.

Edy Reja analizoi edhe kundërshtarin që e vlerëson.

“Bjellorusinë e njoh, e kam parë dhe e kam studiuar. Është një ekip kompakt. Është një ekip që ka vlera, nuk do të jetë e lehtë për ne, por do të japim më të mirën”.

Objektivi gjithsesi është i qartë, ta mbyllim në vendin e parë në grup.

“Objektivi është që të fitojmë, të jemi në krye të grupit”.

Përballja Bjellorusi-Shqipëri do të zhvillohet të premten në orën 20:45.

Tv Klan






Të ngjashme