Ndalen Vllaznia dhe Kukësi
Ekipet e kryeqytetit barazuan, ndërsa Teuta u kthye te fitorja
Java e nëntë e Superligës kishte të papritura. Vllaznia e humbi me rezultatin 1-0 takimin në Laç, por ruajti kreun pasi Kukësi u mund 1-0 nga Kastrioti.
“Ky 3 pikësh me një kundërshtar të fortë na bën optimist që jemi brenda objektivave”, tha Ramadan Ndreu, Trajner i Kastriotit.
“Gaboi te mos realizimi i rasteve, sepse kishim shumë raste, por do të nxjerrim mësime, nuk mund t’i kthejmë gjërat pas”, tha Gega.
Tirana u ndal pas 2 fitoreve të arritura. Bardheblutë barazuan 1 – 1 në fushën e Skënderbeut.
“Duhet ta kishim fituar si atë me Laçin, pasi kemi dominuar, kemi patur shanse pa fund”, u shpreh Ahmetaj.
“Bëmë një pjesë ta parë jo të mirë, ishim të ngadaltë në qarkullimin e topit. Humbëm pasime në zona të rrezikshme dhe pamerita jonë i dha mundësinë të na shënonte”, tha Dede.
Partizani nuk po del dot nga kriza, duke barazuar pa gola me Bylisin. Teuta u kthye te fitorja, pasi mundi 1 – 0 Apoloninë në Fier.
Tv Klan