Ndalesa vend e pa vend, faji jetim. Qytetari: Të shkoj unë atje? Ça taksirati kam unë?


Ndalesa vend e pa vend, faji jetim. Qytetari: Të shkoj unë atje? Ça taksirati kam unë?

21:37 13/03/2018

Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi një vëzhgim në disa zona periferike dhe rrugë nacionale, ku autobusë dhe furgonë ndalojnë vend e pa vend për pasagjerë, duke u kthyer në rrezik publik. 

Por situata nuk ka ndryshuar te rrethrrotullimi i Saukut apo pranë qendrës tregtare TEG. Ndërsa pranë sanatoriumit, bashkia ka vendosur kangjella për të bërë të pamundur ndalimin e këtyre automjeteve.

Gazetarja e emisionit "Stop" komunikoi me disa qytetarë në lidhje me ndalesat e rrezikshme të autobusëve dhe fugonave në rrethrrotullimin e qendrës tregtare TEG, për të parë ndërgjegjësimin e tyre, por ishte e kotë.

Qytetari 1 - Na bie larg që andej, na bie shumë keq.

Qytetarja 2 - Jemi sefte, nuk ja dimë... është hera e parë dhe do bëjmë kthesë.

Qytetari 3 - Ta zgjidhë bashkia. Të shkoj unë deri atje? Ça taksirati kam unë? Unë nuk jam pengesë, nuk jam shkaktari i kësaj pune.

 Qytetari 4 - Këtu ka hapësirë për momentin.

Një ndër autobusët që ndalonte në rrethrrotullimin e qendrës tregtare, pasi pa prezencën e emisionit "Stop" nuk ndaloi, por vijoi rrugën, duke lënë në këtë mënyrë një pasagjer të frustruar në rrugë.

Shoferi i një autobusi tjetër që ndaloi u shpreh:

"Po ça të bëj? Nga halli e kam".  

Ndërsa një tjetër, i pyetur nga gazetarja nëse e di që nuk lejohet ndalesa aty, thotë:

"E ça pastaj".

Gjithashtu në rrethrrotullimin e Saukut autobusët vijojnë të ndalojnë vend e pa vend, por kur shikojnë emisionin "Stop" që po i vrojton, atëherë vijojnë rrugën.

Por për rrethrrotullimin e sanatoriumit, Bashkia Tiranë ka reaguar, duke vendosur kangjella në mënyrë që të pengojë ndalesat e këtyre automjeteve të shërbimit publik. /

tvklan.al






Të ngjashme