Ndalimi i grumbullimeve shtyhet deri më 18 Tetor


Ndalimi i grumbullimeve shtyhet deri më 18 Tetor

21:40 09/10/2021

Për shkak të Covid-19, në vendin tonë prej 17 Nëntorit të vitit 2020 ndalohen grumbullimet.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, konferencat, tubimet, mbledhjet partiake apo ceremonitë festive.

Afati i ri i këtij urdhri nga data 4 Tetor i këtij viti që ishte përcaktuar si afat i fundit, tashmë është shtyrë me dy javë deri më 18 Tetor 2021.

Klan News






Të ngjashme