Ndalohen 2 persona në kërkim
Arrestohen në flagrancë 3 të tjerë
Kapen dhe ndalohen 2 persona të shpallur në kërkim kombëtar.
Gjithashtu arrestohen në flagrancë 3 shtetas, 1 për vjedhje dhe 2 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, i shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Todi Shkurti”, ka tentuar t’i vjedhë nga qafa varësen e floririt një shtetaseje.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:
-P. G., 57 vjeç, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar dënimin me 6 muaj burg, për veprën penale ”Mashtrimi”;
-R. H., 53 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”;
Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
-B. Rr., 53 vjeç, pasi në Bulevardin Blu, Kamzë, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l;
-J. L., 25 vjeç, pasi në Kamzë u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al