
Ndalohen për mashtrim dy ndërtues në Tiranë
Dy ndërtues janë ndaluar këtë të mërkurë nga autoritetet policore në Tiranë, për akuzën e mashtrimit. Ata janë Bahri Alla, 42 vjeç dhe Fatmir Kurti, 53 vjeç, të dy banues në Paskuqan.
Sipas policisë, këta dy persona nga viti 2013 e në vijim ndërmjet shpërdorimit të besimit i kanë marrë një personi me iniciale M.T., një shumë prej 135 000 eurosh, duke e mashtruar me veprime juridike fiktive (kontrata noteriale) dhe duke i premtuar apartamente ndërtimi, të cilat u janë shitur personave të tretë.
Kurti dhe Alla u ndaluan në funksion të një procedimit penal të vitit 2018 dhe pas një pune intensive 4 mujore, në kuadër të operacionit “Fundi i bulevardit”, që u finalizua me ekzekutimin e masave të sigurisë të dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.
/tvklan.al