Ndalohen punimet në rrugën “Taulantia” (9 Gusht 2000)


Ndalohen punimet në rrugën “Taulantia” (9 Gusht 2000)

15:44 09/08/2000

Rikonstruksioni i rrugës Taulantia në Durrës është ndërprerë. Ministri i Punëve Publike Ilir Zela ka vendosur para disa ditësh anulimin e provcedurës së prokurorimit. Ekspertët e Ministrisë së Punëve Publike kanë konstatuar shkelje në tenderin e zhvilluar për punimet që do të kryhen në këtë rrugë. Ndërkohë sot ministri Zela ka bërë emërimet e reja në drejtorinë e Policisë Ndërtimore.

Kështu Altin Skëndo, ish drejtori Lavdosh Danaj të pushuar disa ditë më parë për të meta dhe dobësi në kryerjen e punëve, me detyrën e re kryetari i degës së drejtorisë në Policinë Ndërtimore. Ndërsa Shaqir Xhumari emërohet zëvendës drejtor në vend të Anesti Gjexhit i cili ka dhënë dorëheqjen./tvklan.al






Të ngjashme