Ndalohet 16 – vjeçarja, akuzohet për “plan terrorist”
Një 16 – vjeçare franceze është ndaluar nga autoritetet, pasi akuzohet se po planifikonte një sulm xhihadist, duke përdorur aplikacionin për mesazhe
Telegram
.
Vajza, e cila nuk ka precedentë të mëparshëm penalë, u arrestua në banesën e saj, në një aksion anti – terror pranë Parisit.
Sipas BBC, ajo ishte administratore e një grupi, në aplikacionin e koduar dhe akuzohet se ka bërë thirrje për sulme terroriste.
Telegram
përdorej nga i riu që muajin e shkuar vrau një prift në Normadi.
Francezja “Le Parisien” raporton se aksioni erdhi pas një pune monitoruese të ekspertëve të sigurisë, pas dyshimeve për sjellje të çuditshme në rrjetin social.
Autorietet franceze mësohet se ranë në gjurmët e një grupi ku diskutohej propaganda e të ashtuquajturit Shteti Islamik, përfshirë thirrje për të ndërmarrë sulme, si dhe video.
Një burim pranë hetuesve i tha agjencisë AFP se 16 – vjeçarja kishte shkruar mesazhe të shumta propagandistike ku bënte thirrje për sulme dhe shprehej se do të bënte edhe ajo të njëjtën gjë.
Migjithatë, në banesën e adoleshentes policia nuk gjeti lëndë eksplozive apo armë./tvklan.al