Ndalohet anija e nisur nga Porti i Durrësit, dyshohet se transportonte armë ose drogë


Ndalohet anija e nisur nga Porti i Durrësit, dyshohet se transportonte armë ose drogë

19:46 29/05/2016

Mediat greke shkruajnë se autoritetet greke kanë ndaluar një anije me flamur të Sierra Leones, që ishte nisur nga Shqipëria dhe po drejtohej për në Libi.

Lajmi është bërë i ditur nga Antenna.gr që shkruan se anija do të transportonte 2700 ton çimento nga porti i Durrësit për në Libi. Por, autoritetet helene janë njoftuar nga homologët e tyre francezë për dyshimet se në anije po transportoheshin armë dhe drogë.

Mësohet se, pasi u ndoq për disa milje, anija u ndalua dhe u ankorua në portin Katakolo. Për një kontroll më të detajuar, anija është dërguar për në portin e Patras. Antenna.gr shkruan se deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim për drogë ose armë në anije.

Tv Klan






Të ngjashme