Ndalohet gomonia me 2 ton marijuanë, 5 shqiptarë në pranga


Ndalohet gomonia me 2 ton marijuanë, 5 shqiptarë në pranga

16:03 12/08/2016

Pesë shqiptarë janë arrestuar nga polica italiane në Ankona. Ata janë kapur ndërsa po shkarkonin një gomone, e cila ishte e ngarkuar me 2 ton marijuanë. Droga sipas policisë kishte kaluar Adriatikun, pra vinte nga Shqipëria.

Sipas mediave italiane trafikantët u përpoqën të largohen, por u bllokuan nga policia.

Është hera e parë, shkruajnë mediat italiane, që në këto brigjet të sillen sasi kaq të mëdha droge. Gomonia e ngarkuar me drogë ishte 8 metra e gjatë dhe e pajisur me dy motorë të fuqishëm.

/tvklan.al

 

Lajmi në përditësim…






Të ngjashme