Ndalohet nga Policia e Kosovës “ministri serb”


Ndalohet nga Policia e Kosovës “ministri serb”

23:00 13/01/2010

Policia ka kthyer drejt Serbisë të ashtuquajturin,  ministër serb për Kosovën në Beograd, Goran Bogdanoviç.

Siç raportojnë kolegët në Klan Kosova, ai u ndalua nga forcat e policisë në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Bëhet e ditur se Bogdanoviç kishte hyrë në komunën e Shterpcës për të marrë pjesë në një aktivitet politik, pa lejen e autoriteteve lokale.

Shoqërimi i tij deri në Merdare, nga ku hyri në Serbi, u krye nga Policia e Kosovës.

Tv Klan






Të ngjashme