Ndalohet parkimi në “Myslym Shyri”, zbulohet arsyeja 


Ndalohet parkimi në “Myslym Shyri”, zbulohet arsyeja 

13:50 08/01/2018

Për gati një javë parkimi në zonën e “Myslym Shyrit” është i ndaluar.

Sipas gazetares së “Aldo Morning Show” bashkia e Tiranës ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për të mos parkuar në atë zonë nga ora 20:00 deri në 02:00 të mëngjesit.

Gazetarja tha se arsyeja e ndalimit të parkimit është krasitja e pemëve që ndodhen në rrugë.

“Në pjesën tjetër të ditës parkimi do të jetë i lejueshëm. Krasitja do të bëhet pasi pemët kanë zënë semaforët në këtë zonë dhe vështirësojnë qarkullimin”

, raportoi gazetarja.

/tvklan.al






Të ngjashme