Nën hetim prokurori i Gjirokastrës


Nën hetim prokurori i Gjirokastrës

18:23 14/01/2019

Spartak Çoçoli, prokuror në Prokurorinë e Gjirokastrës është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Dyshohet se prokurori Çoçoli është përfshirë në një rast korrupsioni dhe ka marrë ryshfet për një çështje gjyqësore. Ai ka qenë nën përgjim nga prokurorët e krimeve të rënda për një periudhë të gjatë kohore.

Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme:

Prokuroria per Krime te Renda eshte duke kryer hetime ne lidhje me procedimin penal nr 08/2019 per veprat penale te parashikuara nga nenet 319 dhe 319/ç .

Prokuroria per Krime te Renda nuk ka kerkuar asnje mase sigurimi personal ne Gjykaten e Krimeve te Renda per prokurorin Spartak Çoçoli.

Po ashtu dhe policia nuk ka proceduar me arrest ne flagrance.

Pra, nuk ka as urdher ndalimi nga prokuroria dhe as vendim gjykate per arrestim dhe as arrest flagrance nga policia.

Prokuroria per Krime te Renda po kryhen veprime hetimore lidhur me kete procedim. 

/tvklan.al






Të ngjashme