Ndalohet qarkullimi mjeteve te Kodrat e Liqenit
Asnjë automjet nuk do të mund të qarkullojë në brendësi të parkut të liqenit artificial pasi Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka vendosur të mbyll të gjitha hyrjet në park.
Ky lajm u dha gjatë nisjes së trurit çiklistik, i cili ka për qëllim promovimin e “Shtegut të Gjelbër”, një projekt që lidh Tiranën me Golemin në korsi biçikletash.
Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë:
Dy vendimet që kemi marrë janë: Rrjeti minimal i biçikletave të qytetit. Investimi ynë i dytë do të jetë me Shtegun e Biçikletave. Do të jetë një ndër projektet tona kryesore për 2017, duke filluar me disa ndërhyrje, për t’u siguruar që ata që duan turizmin e aventurës, vendas e të huaj, të kenë një mundësi fantastike për të eksploruar rrethinat e Tiranës.
Në vijim të përpjekjeve për të nxitur jetën aktive dhe të shëndetshme, kryebashkiaku bëri të ditur se në datën 9 tetor do mbahet “Maratona e Tiranës”, që synon të kthehet në një aktivitet të përvitshëm./ TV KLAN