Ndalohet shitja e pijeve energjike nën moshën 17-vjeçare

Some fresh Energy Drinks on a vintage slate slab, selective focus, close-up shot

Ndalohet shitja e pijeve energjike nën moshën 17-vjeçare

09:19 31/08/2018

Qeveria britanike pritet të kufizojë përdorimin e pijeve energjike, për shkak të ndikimit të tyre në obezitetin e të miturve. Kryeministrja Theresa May u shpreh se qeveria ka parashikuar disa strategji për të shmangur obezitetin tek fëmijët dhe se ishte tejet e domosdoshme të reduktohej konsumi i pijeve energjike.

Arsyeja kryesore për ndalimin e shitjes së tyre është niveli i lartë i kafeinës në pijet energjike, që lidhet me një seri problemesh, duke përfshirë dhimbjet e kokës dhe të stomakut, sikurse edhe hiperaktiviteti apo pagjumësia.

Pijet energjike kanë gjithashtu nivel më të lartë sheqeri sesa pijet e ashtuquajtura të lehta (me apo pa gaz). Sipas shifrave të publikuara nga qeveria britanike, pijet energjike me sheqer kanë 60 për qind më shumë kalori dhe 65% më shumë sheqer sesa pijet normale, ndërkohë që sheqeri është një nga shkaktarët kryesorë të obezitetit.

Studiuesit britanikë shprehen se shumë fëmijë po i përdorin ato për të zëvendësuar vaktin e mëngjesit. Mësuesit ankohen gjithnjë e më shumë sesi orët mësimore ndërpriten për shkak se fëmijët i konsumojnë gjatë mësimit.

Dy të tretat e fëmijëve të grupmoshave 10-17 vjeç dhe rreth 25% e atyre nga 6-9 vjeç konsumojnë pije energjike . Rritja e këtyre shifrave vjen edhe për shkak se marka si “Red Bull”, “Relentless”, “Monster Energy” dhe “Rockstar” janë bërë tejet popullore.

Klan Plus






Të ngjashme