Ndalohet supertrafikanti shqiptar, pjesë e bandës ku kap 1.2 ton marijuanë
Policia e Barit ka arrestuar një shqiptar, i cilësuar si një trafikant i rrezikshëm ndërkombëtar droge dhe armësh. Bëhet fjalë për një 33-vjeçar në kërkim pas një operacionit “Iliria”, në Maj të këtij viti, ku u seksuestuan rreth 1.2 ton marijuanë, nga 1 kg kokainë e heroinë, 20 kg substanca holluese të drogës 4.5 kg tritol, 1 kallashnikov, një sasi e konsiderueshme plumbash dhe disa detonatorë eksplozivi.
33-vjeçari, i cili prej kohësh ishte nën kërkim nga policia që po vëzhgonte zonën, është pikasuar ndërsa dilte nga shtëpia e tij. Fillimisht ai ka tentuar që t’i shpëtojë fillimisht agjentëve të Guardia di Finanza, duke u arratisuar në rrugët e qendrës së qyteti dhe duke krijuar panik dhe tensionin ndër kalimtarë dhe drejtues mjetësh.
Por tentativa e tij ka rezualtuar e kotë, ai është arrestuar dhe tashmë ndodhet në burgun e Barit.
Gjatë operacionit të koduar “Iliria”, policia sekuestroi sasi të mëdha droge dhe municioni, në tentativën për tu trafikuar nga Shqipëria në Itali.
3 shqiptarë dhe 5 italianë u vunë në pranga, ku në krye të rrjetit të drogës ishte 47-vjeçari shqiptar me pasaportë italiane, Roland Lame, i cili u kishte shpëtuar prangave në një operacion të mëparshëm të anti-drogës.
Lame, së bashkë me djalin e tij Fabio Lame, 25-vjeç, ai i cili mbante kontaktet me trafikantët në Shqipëri dhe organizonte ardhjen e marijuanës në Pulja.
Nga hetimet ka rezultuar se ata përdornin kode për të komunikuar dhe kjo e ka bërë më të vështirë përgjimin e tyre. Gjithashtu mësohet se droga nisej me skafe apo mjete të tjera lundruese nga Lezha.
/tvklan.al