Ndaloni ngrënien e këtyre 5 ushqimeve që po vrasin dëshirën tuaj seksuale
Ngrënia e ushqimeve të gabuara jo vetëm që mund të ndikojë në shëndetin tuaj, por ul dhe epshin tuaj. Estrogjeni tek femrat dhe testosteroni tek meshkujt luajnë një rol jetësor në trupat e të dy gjinive. Dhe nëse ndonjë prej këtyre hormoneve është në nivel të ulët, kjo mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj, duke përfshirë dhe epshin tuaj. Pra, është e rëndësishme të hani ushqimet e duhura dhe të shmangni ushqimet e gabuara.
Një gotë verë nuk është ide e keqe, por pirja e tepërt mund të shkaktojë disa dëmtime serioze. Shumica e njerëzve besojnë se alkooli i ndihmon ata kur bëhet fjalë për marrëdhëniet seksuale, por kjo mund të ndikojë në dëshirën tuaj seksuale në planin afatgjatë. Pirja e tepërt e alkoolit mund ta bëjë të vështirë mbajtjen e ereksionit dhe të shkaktojë mosfunksionim të ereksionit. Alkooli gjithashtu mund të zvogëlojë prodhimin e testosteronit.
Është e vetëkuptueshme që ushqimet e skuqura janë të dëmshme për shëndetin tuaj, por rezulton se janë të dëmshme edhe për epshin tuaj. Ushqimet me yndyrë jo vetëm që janë të dëmshme për trupin tuaj, por ndikojnë në performancën tuaj në dhomën e gjumit. Trans-yndyra që ndodhet në ushqimet e skuqura mund të rrisë prodhimin jonormal të spermës tek burrat dhe ndikon tek shtatzënia e grave.
Kafeja për shumë njerëz është një dozë shtesë energjie, por ajo gjithashtu mund të ketë një ndikim të keq në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Mund t’ju ndihmojë të ndiheni më vigjilent, por nëse jeni dikush që ndjehet i mërzitur pasi ka pirë kafe, kafeina mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën tuaj seksuale. Ankthi i shtuar mund të çojë në epsh të ulët dhe madje të ndikojë në shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Të hash shumë ushqime të konservuara nuk është kurrë një ide e mirë kur bëhet fjalë për shëndetin. Ai përmban BPA, një kimikat që shkakton probleme shëndetësore si sëmundja e zemrës dhe diabeti tip 2. Shumë prej produkteve të konservuara përmbajnë nivele të larta të natriumit, një përbërës që mund të zvogëlojë rrjedhën e gjakut edhe në pjesët e trupit që varen nga rritja e fluksit të gjakut gjatë seksit.
Ngrënia e sasive të mëdha të ushqimeve të përpunuara pa proteina dhe yndyra të përshtatshme mund të çojë në probleme, përfshirë mosfunksionimin erektil. Nëse dëshironi të keni një jetë të shëndetshme seksuale, duhet të qëndroni larg ushqimeve të përpunuara dhe të shtoni një dietë të shëndetshme. /tvklan.al