Ndaluan vizitën e Vuçiç në Kosovë, Lajçak-Hotit: Lëvizja e lirë garantohet nga…

Avdullah Hoti dhe Miroslav Lajçak

Ndaluan vizitën e Vuçiç në Kosovë, Lajçak-Hotit: Lëvizja e lirë garantohet nga…

13:14 26/11/2020

I dërguari Special i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe dënon vendimin për të ndaluar vizitën e Aleksandër Vuçiç.

Sipas mediave në Kosovë, në letër Lajçak i shkruan kryeministrit të Kosovës, se sipas marrëveshjes së nënshkruan nga qeveria e Kosovës, individët e secilës palë janë në gjendje të udhëtojnë lirisht në territorin e tjetrit.

Rregullat specifike zbatohen për personat e secilës palë që mbajnë funksione publike, siç përcaktohet në Marrëveshjet për Vizitat Zyrtare. Marrëveshjet për Vizitat Zyrtare, dhe amendamenti i tyre që është një pjesë integrale e kësaj Marrëveshjeje sigurojnë trajtimin dhe ekzekutimin e rregullt të vizitave zyrtare.

Këto rregulla, së bashku me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes kanë rezultuar shumë të dobishme, dhe ato përbëjnë një arritje në punën midis jush dhe Beogradit, e cila duhet të ruhet”, thuhet në letrën e Lajçak dërguar Hotit”, citohet në letër.

Më tej i dërguari i BE i ka kujtuar Hotit se të dy Marrëveshjet, Liria e Lëvizjes dhe Vizitat, në tërësinë e tyre, përfaqësojnë angazhimet e dialogut që duhet të respektohen si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia./tvklan.al






Të ngjashme